Këngëtari Yll Limani dhe reperi 2po2 pritet që brenda pak ditësh të sjellin bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor "Dritat".

Kënga është mjaft e veçantë, e ndërlidhur mes zhanrit R&B dhe hip-hop, gjersa tekstin e kanë shkruar vet artistët.


Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në disa lokacione jashtë Prishtinës, të cilat i janë besuar produksionit Imagine.

E veçanta e këtij projektit është fakti që bazohet në një ngjarje të vërtetë, ndërsa vet dyshja kanë vendosur të mos e zbulojnë deri në datën e publikimit.

foto1 1

Ylli shquhet si një prej talentëve të rinj më të suksesshëm të skenës, i cili i ka qëndruar besnik stilit të cilin e këndon.

Ndërkohë, 2po2 është një prej reperëve më të famshëm të skenës shqiptare, i cili gjithashtu është shumë i njohur për bashkëpunimet e tij.

Përmes rrjeteve sociale, dyshja kanë publikuar edhe disa video të shkurtra nga klipi i ri në të cilat shkruhet "Bazuar në një ngjarje të vërtetë". /Telegrafi/