Tom Ford prezantoi koleksionin e tij vjeshtë/dimër në Los Angeles në praninë e disa prej emrave më të mëdhenj në fushën e show-biz-it.


25E4FFA800000578 0 image m 185 1424502385042

Beyonce dhe Jay Z, Jennifer Lopez, Anna Wintour, Gwyneth Paltrow, Scarlett Johansson, Amy Adams, Julianne Moore, Elton John, Magic Johnson, Naomi Campbell ishin vetëm disa prej emrave, të gjithë të veshur me veshje nga koleksionet e reja të stilistit.

Reese Witherspoon Tom Fod Fall 2015 Show Fashion Tom Lorenzo Site TLO 1

“Ishte një sfilatë e bukur dhe ishte shumë gjë e mirë që ai i solli prezantimet në Los Angeles, pasi ai ka shumë adhurues këtu dhe ne jemi të lumtur që e kemi pjesë të komunitetit” tha aktorja Reese Witherspoon. “Ai është pjesë e rëndësishme e Hollywoodit, i cili influencon modën.”

37Tom Ford AutumnWinter 2015 Womenswear Presentation   Arrivals.JPEG

Edhe Rita befasoi të gjithë me elegancën e saj. “24-vjeçarja befasoi të gjithë me kostumin e saj të rrezikshëm”, shkruan Daily Mail. Në ceremoni, Rita ishte përkrah yjeve si Jason Statham, John Legend dhe Miley Cyrus

9b79d898a4f0cc322594f827d1f23ce4dce17056

Ford, i cili filloi të krijonte koleksionet në 2009, pasi më parë kishte punuar për Gucci dhe Saint Laurent, zakonisht e prezantonte koleksionin në Londër.

Titani i modës nuk zhgënjeu në asnjë moment, shkruan revistaclass. Pasarela ishte e zbukuruar me petale rozë trëndafili, të cilat në një pikë gjatë shfaqjes po binin nga qielli.

464019778

/Telegrafi/