Në mediat ndërkombëtare tashmë ka shpërthyer lajmi se Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i SHBA-ve.

Pas këtij lajmi, një numër i madh i figurave publike kanë filluar të shpërndajnë imazhe duke uruar Biden.


Njëra prej tyre është edhe Rita Ora, e cila për mes rrjetit social Instagram, ku shfaqej sondazhi me votat e fituara nga Joe Biden.

ritaora 123768860 160815339051914 4233369651385490950 n 1 Postimi i Rita Orës në Instagram

Të njëjtën e bëri edhe artistja shqiptare Dua Lipa, e cila shfaqi gëzimin e madh për fitoren e presidentit të zgjedhur.

dualipa 123927010 866896720911135 8831665977328810141 n Postimi i Dua Lipës në Instagram

Ariana Grande po ashtu ka pasur rastin të jetë ndër ato që ka uruar Biden, ku në një mbishkrim tha se është duke qarë.

arianagrande 123714196 681392236125823 4328423020037117376 n Postim i Ariana Grande

Ndryshe nga tre artistet e tjera, Jennifer Lopez ka shpërndarë një fotografi të Kamella Harris, e cila u zgjodh zëvendës presidentja e parë me ngjyrë.

ef Postimi i Jennifer Lopez

Më e veçanta prej të gjitha këtyre ishte improvizimi i LeBron James, ku në imazh shihej Joe Biden dukë i bërë bllokadë Donald Trump në koshin e basketobollit.

124344317 10159044703743944 2366095338406223726 n Postimi i LeBron James në Facebook

Ndërkaq, me 20 votat elektorale të Pennsylvanias, Biden në total ka fituar 273 vota elektorale. /Telegrafi/