Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin , ka publikuar listën e plotë për  Euro 2024, ku helvetët e nisin garën kundër Hungarisë me 15 qershor.

Yakin duhej të mbyllte listën përfundimtare për skuadrën e Kampionatit Evropian të premten pasdite.


Sulmuesi shqiptar, Andi Zeqiri është i fundit që largohet nga kampi zviceran. 24-vjeçari i KRC Genk do të jetë në gatishmëri nëse një lojtar i sulmit nuk është i disponueshëm.

Screenshot 2024 06 07 165215

“Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore në kamp treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në sulm", deklaroi Yakin.

Zvicra të udhëton drejt Gjermanisë me tre portierë, shtatë mbrojtës dhe 16 lojtarë të mesfushës dhe sulmit.

Yakin 1

Granit Xhaka do të jetë kapiten, ndërsa nuk diskutohet as rekordmeni Xherdan Shaqiri. Me Zvicrën do të udhëtojë edhe shqiptari nga Kumanova, Ardon Jashari.

Uran Bislimi dhe Albian Hajdari u larguan më herët nga kampi i Zvicrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app