LAJMI I FUNDIT:

Xhirimi i ngadalësuar i rrotullimit të veturës që po lëvizte 160 km/h (Video)

Xhirimi i ngadalësuar i rrotullimit të veturës që po lëvizte 160 km/h (Video)

Janë regjistruar pamjet e veturës që është rrotulluar, pasi vozitësi e ka humbur kontrollin.

Kamera GoPro e vendosur në pjesën e përparme të makinës, e tregon rrugëtimin me 160 km/h të ngasësit Martin Kder, nëpër pistën e garës ‘Podbrdska Rally Legend’, që është zhvilluar në Republikën Çeke, transmeton Telegrafi.


Me “Skoda 130” ai kalon disa pengesa në rrugë, e pastaj lëvizë pranë një rruge me shumë drunj anash.

Por, për një moment vetura ka dalë nga pista, dhe është rrotulluar nëpër hapësirën me bar.

Megjithëse aksidenti duket shumë i rëndë dhe makina ka marrë dëmtime serioze, Kder ka shpëtuar i palënduar.