LAJMI I FUNDIT:

Xhinset të cilat do t’i bartim në 2018-n: Top 5 modelet! (Foto)

Xhinset të cilat do t’i bartim në 2018-n: Top 5 modelet! (Foto)

Pjesë praktike të cilat lehtë përshtaten me kombinime të ndryshme.

Sivjet sikur ajo dëshirë na është plotësuar, sepse në treg janë nxjerrë modelet të cilat janë diçka më shumë se klasikja:


1. Bel i lartë dhe këmbë të prera të xhinseve

Këtë model i xhinseve të parat e kanë pranuar parisienet. Ky model është ideal kur kombinohet me xhaketë, mirëpo edhe me çizme të cilat në saje të këmbëve “të shkurtra” do të dalin në plan të parë, transmeton Telegrafi.

A post shared by Sabina Socol (@sabinasocol) on Nov 3, 2017 at 7:28am PDT

2. Pa peta të kthyera

Madje edhe nëse keni xhinse të vjetra të cilat mbase më herët i keni bartur, tani është koha që t’i përdorni si pjesë të përditshme. Ju propozojmë që t’i pritni petat e kthyera dhe rroba juaj e vjetër do të bëhet atraktive dhe do të jetë në trend.

A post shared by elsa hosk (@hoskelsa) on Dec 8, 2017 at 5:37pm PST

3. Me efekte të geteve

Edhe këtë sezon do të bartim xhinse të ngushta, të cilat më së miri u rrinë damave me shtat të hollë. Për të arritur efekt të plotë, ktheni palët në fundin e këmbëve dhe vishni me këpucë të rrafshëta.

4. Shumë të gjera

Xhinset e gjëra, të cilat përfundimisht i ka zëvendësuar Jennifer Lopez me modelin e ngushtë të preferuar, ishin më se të përshtatshme! Gjithherë do të keni ndjenjën e rehatisë, ndërkaq me atë rast lehtë kombinohen edhe për raste solemne bashkë me këpucë me taka dhe me bluzë atraktive.

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on Dec 14, 2017 at 7:16pm PST

5. Modeli i ri i xhinseve “mashkullore”

Mbretëresha e të gjitha modeleve të xhinseve me siguri është aktorja simpatike Jennifer Aniston. Mirëpo, në fund të vitit të kaluar ka treguar që u rrinë shkëlqyeshëm të ashtuquajturat xhinse “boyfriend”, të cilat po bëhen shumë shik kur u kthehen palët e fundit të këmbëve, për shkak të kontrastit të anës së përparme dhe anës së prapme të materialit.

/Telegrafi/