Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se Xherdan Shaqiri për të dytën herë ka rezultuar negativ me COVID-19.

Ditë më parë ishte njoftuar nga federata helvetike se lojtari gjilanas ishte i infektuar me coronavirus.


Shaqirit tani i është mundësuar që t’i bashkohet pjesës tjetër të ekspeditës së përfaqësueses zvicerane.

28-vjeçaro ndihet mirë me shëndet dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës, mirëpo që nuk mund të luajë ndaj Gjermanisë që zhvillohet sonte.

Shaqiri është përfshirë po ashtu në listën e lojtarëve të ftuar nga Jurgen Klopp për në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app