Përfaqësuesja e Zvicrës ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre miqesore në udhëtim te Anglia.

Ishte sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Breel Embolo, i cili ka shënuar për epërsinë e Helvetikëve 1-0.


Goli i Embolos u shënua me kokë dhe erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes.

shaqiri 1

Ky gol erdhi pas një asistimi milimetrik të yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri morë një top nga jashtë 16-të metërshi dhe me një harkim të fortë dhe të saktë gjeti Embolon, i cili dërgoi topin në rrjetë. /Telegrafi/

telegrafi sport app