LAJMI I FUNDIT:

Xhentëlmeni sillet KËSHTU…

Xhentëlmeni sillet KËSHTU…

Patjetër lexoji këto këshilla – disa me siguri i di, mirëpo njeriu mëson derisa të jetë gjallë, mbase megjithatë do të mësosh diçka të re.

Me rastin e njohjes ti duhet i pari të prezantohesh. Nëse kjo ndodh derisa je ulur, patjetër duhet të ngrihesh në këmbë. Nëse ajo është ulur, mos prisni që të ngrihet – mundet por nuk është e detyruar, transmeton Telegrafi.


Pasi që të jeni njohur, të keni këmbyer numrat e telefonit dhe të jeni marrë vesh për të dalë së bashku, me rastin e hyrjes në restorant apo në kafene, mashkulli duhet i pari të hyjë, ndërsa pas tij femra. Kur të dilni, radha është e kundërt.

Njësoj vlen edhe kur hyni në ashensor. Xhentëlmeni hyn i pari, sepse fjala është për “mekanizmin” i cili mbase mund të jetë në defekt dhe të cilin ai duhet patjetër ta “verifikojë” – sa është i sigurt për partneren e tij.

Nëse nuk përdorni ashensorin, por shkallët, mashkulli ecën pas damës derisa ngjitin shkallët, ndërkaq para saj kur zbresin. Kështu gjithmonë do ta ketë “nën vështrim” dhe do të jetë i gatshëm që ta kapë nëse ajo rrëshqet, ngatërrohet… rastësisht apo jo.

Nëse jeni duke shëtitur, dije që gjithmonë duhet të jesh nga ana e majtë e saj. Kjo me siguri për shkak që ajo në anën e djathtë mban çantën.

Kur jeni duke shëtitur në rrugët me qarkullim të dendur, ti duhet të jesh më afër anës në të cilën kalojnë veturat në mënyrë që damën tuaj ta mbroni nga fatkeqësitë e rastit, madje edhe nga spërkatja dhe ndotja, nëse bie shi.

Kavalieri respekton damën dhe kohën e saj dhe kurrë nuk lejon që ajo të presë atë.

Nëse dëshiron që të zgjedhurën tënde ta gëzosh me ndonjë dhuratë, edhe me atë rast duhet të kesh parasysh disa rregulla.

Dhurata është shenjë kujdesi, por jo mënyrë që të tregosh se sa para fiton. Prandaj, zgjidh diçka të thjeshtë dhe simbolike, së paku derisa të jesh i sigurt se çfarë ajo dëshiron dhe çka e gëzon.

Bën komplimente të sinqerta. Edhe kjo gjë bëhet shpesh. Fjalët e para të cilat dalin nga goja e xhentëlmenit kur gjendet në shoqëri të damës janë: “Po dukesh shumë mrekullueshëm”. Kavalieri ia liron vendin e vet.

Gjesti i lirimit të vendit damës nuk dhemb dhe nuk kushton asgjë, mirëpo flet shumë-shumë për zotërinë.

Me siguri nuk duhet të përmendim që xhentëlmeni nuk bën të shajë, nuk bën të përdor fjalë vulgare dhe duhet të dijë kur duhet të thotë “më fal” dhe “të falem nderit”.

Xhentëlmeni damën e vet gjithmonë e shoqëron deri te dera. Siguria e damës është prioritet për kavalierin. Pas takimit, do të kujdeset që ajo të arrijë në mënyrë të sigurt në shtëpi dhe t’i falënderohet me përzemërsi që i ka bërë shoqëri.

KURRË nuk qëllon femrën! Pa marrë parasysh rrethanat, xhentëlmeni kurrë nuk e qëllon femrën, madje as nën asnjë pretekst. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori