Xhensila Myrtezaj vazhdon të konfirmojë pozicionin e saj si një ndër artistet më të dashura dhe më të suksesshme të muzikës shqiptare.

Me një karrierë të konsoliduar, një zë të veçantë dhe një stil që e dallon në çdo paraqitje, ajo ka fituar simpatinë e publikut brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë.


Së fundmi, këngëtarja ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik duke u bërë pjesë e menaxhimit të Faton Shoshit – një nga emrat më të njohur dhe me ndikim në industrinë muzikore shqiptare.

Shoshi është i njohur për sukseset e shumta që ka sjellë për artistë të ndryshëm ndër vite.

Ky bashkëpunim premton projekte të reja, risi kreative dhe një tjetër nivel për karrierën e Xhensilës.

Fansat janë tashmë në pritje të lançimeve të ardhshme dhe surprizave që pritet të sjellë artistja në skenë. /Telegrafi/