Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, ka zbuluar datën e saktë të lansimit të projektit të ri muzikor.

Ajo ka njoftuar se nesër (e martë) publikon këngën e re, por nuk ka treguar për orën e publikimit.


Nëna e një vajze mes tjerash ka shpërndarë edhe imazhe të tjera nga prapaskenat e klipit, në të cilin vjen me paraqitje skenike të mahnitshme.

Screenshot 16 Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

“Lumi B dhe Xhensila, Prit Pak. 22.06.2020”, ka shkruar ajo.

Reagimet në hapësirën për komente nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit e tyre, të cilët mezi po presin për publikimin e këtij dueti.

Kjo është hera e parë që Lumi ka bashkuar forcat me Myrtezajn, ndërsa së shpejti do të sjellë edhe një këngë me reperin Bardhi. /Telegrafi/