Në edicionin e fundit të “Big Brother VIP Kosova”, një moment i papritur ka tronditur dinamikën e shtëpisë, duke përfshirë një vendim të guximshëm nga Xheneta.
Ajo vendosi të heqë shumën prej 10,000 eurosh nga çmimi i madh prej 200,000 eurove, pas një mundësie të dhënë nga “Vëllai i Madh”. Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta nga banorët dhe ka ngjallur interes te publiku.
Në një nga momentet më tensionuese të kësaj jave, “Vëllai i Madh” i dha Xhenetës mundësinë të dëgjonte një deklaratë të Xuxit për familjen e saj, duke u shfaqur përpara televizorit në dhomën e ditës. Megjithatë, kjo mundësi kishte një çmim – humbjen e 10,000 eurove nga çmimi final i lojës.
Xheneta, e cila ka qenë një nga konkurrentët më të komentuara dhe të përfolura të këtij edicioni, nuk ngurroi dhe e pranoi këtë mundësi, duke zgjedhur të dëgjonte deklaratën që kishte bërë Xuxi më herët.
Deklarata e Xuxit ishte e ashpër dhe e rëndë, duke përfshirë fjalë të forta ndaj familjes së Xhenetës. Ai kishte thënë: “Po çfarë nëne ti, të ka lënë nëna moti ty – e përmend nënën, a nëna e ka lënë kur i ka pas një vjet. Çfarë nëne që s’e ka dashur fëmijën e vet – çka me thënë më shumë. E ka nënën qaty në Suedi dhe nuk shkon me pa fëmijën e vet – çfarë familje e degjeneruar”.
Këto fjalë, që janë përdorur nga Xuxi për Xhenetën dhe familjen e saj, e ndihmuan atë të marrë një vendim të vështirë, duke zgjedhur të ndjekë këtë mundësi, pavarësisht humbjes së një shume të konsiderueshme parash.
Reagimet në shtëpi kanë qenë të ndara. Disa nga banorët kanë shprehur mbështetje për Xhenetën, duke vlerësuar guximin e saj për të përballuar këtë situatë të vështirë, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si është përdorur kjo mundësi, duke e parë si një veprim që ka ndikuar në çmimin final të lojës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ai s’ka me qenë kurrë i yti”, Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

E fejuara e Jeff Bezos do të drejtojë një ekuipazh vetëm femra në një udhëtim në hapësirë, mes tyre edhe Katy Perry

Dramë romantike me një mesazh të fortë jetësor, The Life List së shpejti në Netflix

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

E fejuara e Jeff Bezos do të drejtojë një ekuipazh vetëm femra në një udhëtim në hapësirë, mes tyre edhe Katy Perry

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet