Xhemaili-Haxhiut: Ti rregulloje Kosovën, mos na shit mend në Maqedoni (Foto)

Ish-deputeti dhe profesori i historisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Vebi Xhemaili me një status në Facebook ka goditur rëndë Baton Haxhiun, mysafirin e ''Këshillit Opozitar'' në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.
Haxhiu mes tjerash në diskutimin e ''Këshillit Opozitar'' tha ''pushteti i pamoralshën e ka pushtuar çdo shtëpi të moralshme në Maqedoni''.
Për këtë ka reaguar Vebi Xhemaili duke thënë ''Ti rregulloje Kosovën, mos na shitë mend në Maqedoni;
Sipas gazetës “Lajm”:Sot, në Shkup, Këshill Opozitar ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me temë: ”Dekriminalizimi i shoqërive shqiptare”, kurse panelistë kryesorë në tryezë ishin publicisti nga Kosova, Baton Haxhiu. Ti i bëre copë-copë, klasën politike në Kosovë për interesa personale, e tani po shpërndanë mesazhe se si të sillemi ne në Maqedoni. Por mëkatet tua janë shumë të mëdha sa që toka shqiptare qanë e vajton, pse shkelë mbi të.'' (sic) thotë profesori Xhemaili./Telegrafi/





















































