LAJMI I FUNDIT:

Xhekpoti i Mega Millions rritet në 1.55 miliard dollarë

Xhekpoti i Mega Millions rritet në 1.55 miliard dollarë

Një tjetër tërheqje e Mega Millions, një tjetër natë pa fitues të xhekpotit. Numrat të cilat u tërhoqën të premten ishin: 11, 30, 45, 52, 56 dhe numri i artë 20.

Për shkak se asnjë biletë nuk përputhej me 6 numrat fitues me një çmim prej 1.35 miliard dollarëve, çmimi kryesor tani u ngrit në 1.55 miliard dollar për tërheqjen e së martës mbrëma.

Deri tani kanë ndodhur 31 tërheqje radhazi pa asnjë fitues të xhekpotit, dhe hera e fundit që dikush e fitoi çmimin kryesor të Mega Millions ishte dita e 18 prillit, raporton NY Post, transmeton Telegrafi.


The $1.55 billion prize would be for a sole winner who chooses the annuity option with payment stretched over 30 years.

Çmimi 1.55 miliardë dollarë do të ishte i dedikuar për një fitues të vetëm që zgjedh opsionin e pagesës vjetore për një periudhë mbi 30 vjet.

Shumica e fituesve zgjedhin një pagesë të përgjithshme, e cila të martën do ta arrinte shumën prej rreth 757.2 milionë dollarëve. Një pjesë e madhe e atyre fitimeve do të shkonte drejt taksave federale, ndërkohë që shumë shtete vendosin tatim edhe për pagesat e lotarisë.

Xhekpoti është kaq i vështirë për t’u fituar për shkak të gjasave 1 në 302.6 milionë për të përputhur numrat në pesë topa të bardhë dhe një mega top të veçantë.

Shanset më të mëdha janë për fitimin e çmimeve më të vogla, të cilat nisin nga 2 dollarë. Mega Millions luhet në 45 shtete federale të SHBA-ve, duke përfshirë edhe Uashington D.C., si dhe US Virgin Islands. /Telegrafi/