LAJMI I FUNDIT:

Xhavit Haliti: LDK të mos bëjë fushatë, por t’i zbardh vrasjet e aktivistëve të saj

Xhavit Haliti: LDK të mos bëjë fushatë, por t’i zbardh vrasjet e aktivistëve të saj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti konsideron se kërkesa e drejtuesve të LDK-së në 27 vjetorin e kësaj partie për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës është e drejtë, por që sipas tij, nuk duhet të përdorët për fushatë elektorale nga ana e tyre.

Haliti, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka numëruar 4 arsye për të cilat vlerëson se duhet të ndodh zbardhja e vrasjeve politike që kanë ndodhur pasluftës në Kosovë.

“Së pari ne kemi ndertuar institucione të specializuara në të gjitha fushat. Së dyti Ministrinë e Brendshme e drejton LDK-ja.Së treti prokuroria është krejtësisht e pavarur për të vepruar për çështjet në fjalëSë katërti mendoj që është e domosdoshme që këto vrasje të zbulohen por jo të përdorën për fushta elektorale, por organet e specializuara të veprojnë me intensitetin më të madh të mundshëm duke mos e kursyer askënd që të zbulohen çdo vrasje që ka ndodh në Kosovë dhe çdo krim që ka ndodh në Kosovë“, tha Haliti.


Më tej, Haliti ka thënë se përveç vrasjeve politike, duhet të ndodh edhe zbardhja e vrasjeve të gazetarëve dhe çdo vrasje tjetër që ka ndodhur përfshirë edhe krimet e Serbisë në vend.

“Unë nuk e di në çfarë konteksti e kanë thënë ata, por unë mendoj që duhet të zbardhën, ata s’i parti njerëzit e LDK-së kanë kërku çdo herë që të zbardhën dhe është e drejtë e tyre. Unë mendoj që duhet të zbardhen edhe vrasjet e gazetarëve, qytetarëve dhe të gjitha vrasjet që kanë ndodhur këtu, përfshirë edhe krimet e serbisë“, ka thënë ai.Ndryshe nga LDK-ja i kanë hedhur poshtë deklarimet se kërkesa për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës po bëhet për fushata elektorale.Është Bajram Gecaj, anëtar i LDK-së dhe këshilltar aktual i kryeministrit Isa Mustafa, ai i cili i quajti të pavërteta deklarimet se “LDK përmend vrasjet politike vetëm para zgjedhjeve”.

Sipas Gecajt, LDK nuk i ka përdorur vrasjet e aktivistëve të saj për të bërë fushatë.“Deklarime banale, të pavërteta dhe plotësisht jo të sinqerta janë ato që LDK përmend vrasjet politike vetëm para zgjedhjeve. Edhe ashtu ne jemi largë zgjedhjeve lokale dhe edhe më largë atyre qendrore. LDK nuk do të pushoi kurrë së kërkuari drejtësi për vrasjet dhe tentim-vrasjet ndaj aktivistëve ndër më të mirët të LDK-së”, ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.Zbardhja e vrasjeve politike ishte kërkuar me kembëngulje nga Isa Mustafa dhe drejtuesit e tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet qëndrore më 2014.

Por, pas ardhjes në pushtet këto kërkesa janë lënë në harresë nga krerët e partisë, të cilët krijuan koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.Pikërisht me PDK-në që tashmë udhëhiqet nga Kadri Veseli, ndaj të cilit hedheshin akuzat për vrasjet e aktivistëve të saj. Veseli akuzohej për kohën sa ishte udhëheqës i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori