LAJMI I FUNDIT:

Xhaketa e thurur, e preferuara e stinës

Xhaketa e thurur, e preferuara e stinës

Xhaketa e thurur rekomandohet gjatë kësaj periudhe të vitit, është e thjeshtë dhe e përshtatshme për t’u kombinuar, andaj për këtë arsye është shumë e preferuar nga femrat.

Në koleksionet e reja, xhaketa e thurur mund të shihet në kombinacione të ndryshme të veshjeve. Është një rrobë e rekomanduar gjatë kësaj periudhe të vitit, kur koha është e ndryshueshme.

Modelet aktuale janë me qepje të ndryshme – të gjatë, të shkurtër, të ngushtë dhe të gjerë, ndërsa ju vetëm duhet ta zgjidhni trikon sipas masës dhe shijes suaj.

Më së shumti barten ato njëngjyrëshe, me tone klasike dhe të çelëta pranverore, ndërsa janë “in” edhe modelet me gravurë, të zbukuruara me lule ose me motive të tjera natyrore.

Nëse dëshironi të theksoni më shumë ngjyrën e trikos suaj, kombinojeni atë me rroba me ngjyra të tjera. /Telegrafi/