LAJMI I FUNDIT:

Xhaka zhvillon ndeshjen e 100-të me Zvicrën kundër Kosovës: Do të luaj ndaj vendit që më rreh zemra, është diçka e pabesueshme

Xhaka zhvillon ndeshjen e 100-të me Zvicrën kundër Kosovës: Do të luaj ndaj vendit që më rreh zemra, është diçka e pabesueshme

Granit Xhaka është kthyer te Zvicra pas disa muajsh mungesë, ku do të luajë ndaj Anglisë dhe Kosovës.

Mesfushori i Arsenalit, deri më tani ka 98 ndeshje me helvetët dhe pikërisht kundër Kosovës, do të luajë ndeshjen e 100-të me këtë fanellë.

Vetëm pesë lojtarë të Zvicrës kanë arritur shifrën e 100 ndeshjeve: Heinz Hermann (118), Alain Geiger (112), Stephan Lichtsteiner (108), Stephane Chapuisat (103) dhe Xherdan Shaqiri (100).


Emra të mëdhenj, personalitete të mëdha. Tashmë edhe Granit Xhaka po hyn në mesin e tyre.

“Nuk ka rastësi në jetë. Ndeshja ime e 100-të kundër Kosovës, ndaj një kundërshtari për të cilin më rreh edhe zemra. Kjo është diçka e pabesueshme”.

“Nuk mund ta besoj se jam në fushë kundër Kosovës. Më bën dy herë më shumë krenar për të gjithë familjen, për veten time, për të gjithë, të luaj ndeshjen time të 100-të në kombëtare kundër Kosovës”.

“Unë me të vërtetë e pres me padurim këtë ndeshje, do ta shijoj. Miqtë, familjet do të jenë aty, priten shumë gjëra spektatore. Për mua do të jetë një kënaqësi – po. Unë thjesht dua ta shijoj”, ka thënë Xhaka.

Tutje ai shtoi se 100 ndeshje për Zvicrën janë një nder për të, ndërsa shton se është 29 vjeç dhe rekordi i Heinz Hermann me 118 ndeshje është i arritshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

“Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori