LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi në takim me Zheljazkov: Bullgarët në Maqedoni duhet të jenë ura e cila do i ndërlidhë të dyja vendet në të ardhmen

Xhaferi në takim me Zheljazkov: Bullgarët në Maqedoni duhet të jenë ura e cila do i ndërlidhë të dyja vendet në të ardhmen

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljazkov i cili qëndron në vizitë pune në vend.

Siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, në fillim ai shprehu kënaqësi për takimin dhe theksoi se është shumë me rëndësi që qëndrimi pozitiv për takime dhe vizita të ndërsjella të vazhdojë edhe në të ardhme, sepse kjo është mënyra për të dërguar mesazhe për bashkëpunim më të madh parlamentar, për gatishmëri për bisedë të hapur dhe futjen e rrjedhave të reja, të freskëta në politikën ndërmjet dy vendeve fqinje.

U zotua që toni i komunikimit i cili nuk është në linjën e nivelit të duhur të pushojë, para së gjithash, për shkak të përmirësimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si edhe për shkak të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.


Kryetari Xhaferi theksoi se pjesëtarët e bashkësisë bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët ndihen ndryshe nga bashkësitë tjera në vend, duhet të jenë ura e cila do i ndërlidhë të dyja vendet në të ardhmen.

Në drejtim të procesit të integrimit të vendit tonë në BE, Xhaferi theksoi se është në rrjedhë përfundimi i fazës së skriningut. Potencoi se jemi në proces të ndryshimit të Kushtetutës së vendit, dhe se pritet të sigurohet shumicë e dy të tretave në Kuvend”.

Ndërsa kryetari Zheljazkov falënderoi për mikpritjen dhe konfirmoi se Bullgaria e mbështet rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut por me rëndësi është të implementohet Marrëveshja e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe të bëhen reformat e duhura.

Në njoftim thonë se ai sugjeroi për rëndësinë e parandalimit të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe veprimit të përbashkët në drejtim të krijimit të bashkë ndjesisë mes popujve, edhe pse kjo është gjithmonë rruga më e vështirë, e cila megjithatë doemos të ndiqet në emër të mirëqenies së gjeneratave të ardhshme.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm, si edhe ndërlidhja infrastrukturore dhe intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar me fokus në bashkëpunimin në kontekst të çështjeve evropiane.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori