LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi e nënshkroi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 korrik

Xhaferi e nënshkroi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 korrik

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, njofton se mbrëmë e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare më 15 korrik, pas marrëveshjes së arritur në mes partive.

“Duke pasur parasysh kushtet e pazakonshme të shkaktuara nga Covid-19, u anuluan zgjedhjet e parakohshme të caktuara për më 12 prill 2020, njoftoj se kemi situatë të re. Siç e dini, liderët politik në Maqedoninë e Veriut arritën marrëveshje për datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve”.

“Data konsensuale në mes pushtetit dhe opozitës është 15 korriku 2020. Këto zgjedhje do të jenë jo të zakonshme, pasi nuk do të ketë fushatë zgjedhore të zakonshme, megjithatë ajo që është e rëndësishme është respektimi dhe zbatimi i rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim që të mbrohet shëndeti i qytetarëve”, thotë Xhaferi.


Ai më tej shton se vendimin për shpalljen e zgjedhjeve e ka dorëzuar tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori