LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Duhet të bashkohemi si shoqëri që të jemi më të përgatitur ndaj sfidave para nesh

Xhaferi: Duhet të bashkohemi si shoqëri që të jemi më të përgatitur ndaj sfidave para nesh

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka uruar qytetarët me rastin e Vitit të Ri. Në një njoftim për media thotë se “mundemi të orientohemi kah bashkimi ynë si shoqëri, si qytetarë, që të mund të jemi më të përgatitur dhe të përgjigjemi më fuqishëm ndaj sfidave para nesh”.

Doemos t’i anashkalojmë dallimet që bëjnë ndarje artificiale mes nesh, siç është përkatësia etnike, fetare, partiake. Dallimet në raport me grupet e margjinalizuara të cilat kanë dyfish më shumë vështirësi në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të veta. Doemos të fokusohemi në atë që na bashkon, dhe ajo është përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e eurointegrimit. Standardi më i mirë për jetë dhe punë për qytetarët tanë. Arsimi më i mirë dhe më cilësorë për të rinjtë tanë, për ardhmërinë e shtetit”.

“Të gjithë bashkë, pa dallim në gjithë ndarjet artificiale, nëse jemi unik rreth asaj që na bashkon, dhe kjo është Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë shtëpi e të rinjve tanë, vend me standarde dhe vlera evropiane, atëherë doemos ti besojmë njëri tjetrit, të respektohemi, ndërmjet veti dhe jashtë me fqinjët tanë, të angazhohemi maksimalisht dhe të pyesim – JO vetëm ÇKA mund të bëjë shteti për ne, por, ÇKA mund të bëjmë NE për shtetin që ti ndihmojmë të jetë vend shembull. Në nivel lokal dhe qendror, në shtëpinë dhe lagjen tonë, në komunën dhe Republikën tonë!”, ka shkruar Xhaferi./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori