Xhaferi-Bruner: Hapja e bisedimeve në qershor do të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv gjithë Ballkanit Perëndimor
Gjatë vizitës zyrtare dyditore në Republikën e Austrisë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i shoqëruar nga deputetët Rexhail Ismaili dhe Meri Lazarova, në cilësi të kryetarit dhe anëtarit të Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Austrisë dhe Sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova, u takuan me nënkryetarin e Këshillit Federal, Magnus Bruner.
Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, nënkryetari i Dhomës së Epërme drejtoi urime për arritjen e Marrëveshjes me Greqinë dhe shprehu shpresë se ky përfitim historik do të vlerësohet edhe nga ana e BE-së dhe se Republikës së Maqedonisë së Veriut do i ndahet datë për negociata në qershor të këtij viti. Sipas tij, hapja e negociatave në qershor të vitit 2019 do të dërgojë mesazh të qartë dhe pozitiv për të gjitha vendet aderuese nga Ballkani Perëndimor. Duke shprehur kënaqësi që vizita zyrtare realizohet në vitin kur të dy vendet kremtojnë 25 vite marrëdhënie diplomatike, Bruner u zotua për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.
Kryetari Xhaferi i vlerësoi marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve si miqësore dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Austrisë ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane e sidomos që një nga prioritetet e kryesimit austriak ishte edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, në kohën kur edhe Bashkimi ballafaqohet me shumë sfida. Ai informoi edhe për mbajtjen e zgjedhjeve për President të shtetit ku qytetarët në një atmosferë të qetë dhe demokratike kishin mundësi që lirshëm të shprehin vullnetin e vet.
Duke e pasur parasysh se Austria e mbështet haptazi procesin e zgjerimit të BE-së dhe inkuadrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkim dhe konsideron se është kyçe ato të mbështeten në zbatimin e reformave, para së gjithash në drejtim të stabilitetit dhe sundimit të të drejtës, Kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut llogarit në mbështetjen austriake edhe në periudhën në vijim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare