LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Aggeler: Zgjedhja e Kryeministrit të parë shqiptar është një konfirmim i fuqishëm i demokratizimit të Maqedonisë së Veriut

Xhaferi-Aggeler: Zgjedhja e Kryeministrit të parë shqiptar është një konfirmim i fuqishëm i demokratizimit të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Angela Aggeler, të cilët biseduan për nevojën e sigurimit të vazhdimësisë dhe efikasitetit në punën e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore, dhe për bërjen e përpjekjeve të përgjithshme për përgatitjen dhe realizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Xhaferi, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë, theksoi se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë vendimtare për të ardhmen e vendit dhe do të jenë një konfirmim i kahut të lëvizjes së tij të mëtejshme. Në këtë drejtim, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se procesi i negociatave për anëtarësim në BE do të mundësojë edhe transformim pozitiv të kapaciteteve demokratike në shtet, përforcim të proceseve reformuese në sferën e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ambasadorja Aggeler ia uroi Kryeministrin Xhaferi zgjedhjen e tij, duke e theksuar rëndësinë e rolit të tij në zhvillimin demokratik të vendit si Kryetari i parë shqiptar i Kuvendit, dhe Kryetari i parë shqiptar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në historinë e vendit. Ageler theksoi se zgjedhja e Kryeministrit Xhaferi dërgon një mesazh të fuqishëm, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, se diversiteti dhe respektimi i trashëgimisë së pasur kulturore e bëjnë vendin edhe më të fuqishëm. Ambasadorja e theksoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë me Qeverinë në këtë rrugë.


Kryeministri Xhaferi e potencoi përcaktimin e Qeverisë për vazhdimin aktiv të proceseve dhe reformave në lidhje me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, me qëllim të hapjes së mundësive të reja për prosperitet më të madh ekonomik dhe zhvillim demokratik. Ndër të tjera, Kryeministri e njoftoi ambasadoren edhe për vendimin e Qeverisë të tërheqë Propozim-ligjin për masat restriktive për të cilin bëhen konsultime shtesë dhe gjithëpërfshirëse, pas së cilave parashikohet shqyrtimi i serishëm i të njëjtit në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Xhaferi, shtojnë nga atje, shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se kontributi ynë për sigurinë kolektive si vend anëtar i NATO-s do të vazhdojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori