Xavi: Më mirë 5-0, se 2-6

“Kur luani në këtë mënyrë, e keni të vështirë të flini. Ju zgjoheni të lumtur dhe të ngazëllyer. Është ditë e veçantë për Barcelonën”.
“Ne qëndruam me superioritetin që kemi pasur në çdo moment të ndeshjes. Ishte rezultat i lartë, ndërsa gjithçka tjetër ishte fantastike. Ne thamë se fitorja prej 2-6 ishte ndeshje e përkryer, por kjo definitivisht ishte më e mirë. Ndjenja e superioritetit ka qenë e mrekullueshme”.
“Është një prej ndeshjeve më të mira që kam luajtur ndonjëherë, ndërsa diferencën e bën fakti se ishte ndaj Real Madridit, por duhet të vazhdojmë kështu, duke shikuar përpara në sfidat tjera”, potencoi Xavi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































