LAJMI I FUNDIT:

Xavi çmendet se si 30 mijë shikues mysafir ishin në ‘Camp Nou’ – ai kërkon hetim nga klubi se si arritën gjermanët të marrin bileta

Xavi çmendet se si 30 mijë shikues mysafir ishin në ‘Camp Nou’ – ai kërkon hetim nga klubi se si arritën gjermanët të marrin bileta

Xavi ka thënë se Barcelona do të duhet ta hetojë se si Eintracht Frankfurt arriti të merrte mbi 20 mijë bileta për tifozët në “Nou Camp”, pasi sipas tij ata luajtën një rol të rëndësishëm në eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Evropës të enjten.

Barcelona pësoi eliminim nga garat evropiane për të dytë herë në këtë sezon, pasi u mund në shtëpi nga Eintracht Frankfurt.

Të dy skuadrat kishin barazuar në Gjermani javën e kaluar dhe skuadra e Xavi pritej të ishte favorite për ndeshjen e kthimit, por nuk ishte kështu.


Skuadra e Oliver Glasner fitoi 3-0, përpara se Barcelona të shënonte dy gola në fund me Sergio Busquets e Memphis Depay.

https://www.youtube.com/watch?v=UqQnIgNy01I&ab_channel=90minutes

Megjithatë, nuk ishte se ishte një pjesë e vogël që përfundoi duke festuar, pasi gjermanët kishin udhëtuar mbi 30 mijë veta.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi u ankua për faktin që kaq shumë tifozë gjerman ishin lejuar në stadium, duke e bërë atë të ndihej në një vend neutral.

“Është e qartë se atmosfera nuk ndihmoi dhe klubi duhet ta shqyrtojë pse ndodhi kjo”.

“Lojtarët duan të dinë gjithashtu pse. Ishte një llogaritje e gabuar nga ana jonë. Kjo nuk mund të lejohet të ndodhë. Ishte më shumë se një finale me stadium neutral”.

“Atmosfera nuk është justifikim. Problemi është futbolli. Kemi bërë shumë gabime. Kemi bërë gabime në të tre golat dhe duhet të shikojmë veten. Nuk luajtëm mirë. Kjo është arsyeja pse jemi jashtë”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori