Xabi Alonso po lufton për vendin e tij te Real Madridi, mes spekulimeve të forta se ai mund të shkarkohet në çdo moment.

Thuhet se ai ka humbur një pjesë të dhomës së zhveshjes, ndërsa komentet e fundit që bëri për një lojtar të caktuar nuk e kanë ndihmuar aspak situatën e tij.


Pas fitores së fundjavës së kaluar ndaj Alavres, Alonso theksoi se Victor Valdepenas “kishte dështuar” në rastin e golit të barazimit të vendasve, të realizuar nga Carlos Vicente.

19-vjeçari, i cili po bënte debutimin e tij me ekipin e parë, ishte aktivizuar si mbrojtës i majtë për shkak të mungesave të Alvaro Carreras, Fran Garcia dhe Ferland Mendy.

Edhe pse ai u paraqit mirë në ‘Mendizorroza’, komentet e trajnerit të tij me siguri e kanë lënduar.

Sipas Marca, Alonso i kërkoi falje privatisht Valdepenasit pas konferencës për shtyp pas ndeshjes të dielën e kaluar, duke u përpjekur t’i shpjegonte arsyet pse kishte bërë ato deklarata për mediat.

Ai gjithashtu e vlerësoi publikisht adoleshentin përpara fitores së Real Madridit ndaj Talavera në Kupën e Mbretit të mërkurën.

Raporti thekson se Alonso nuk kishte nevojë të justifikohej para Valdepenasit, por fakti që ai bëri një përpjekje të tillë flet shumë për aftësitë e tij në menaxhimin e lojtarëve.

Në një periudhë kur thuhet se ai ka irrituar disa anëtarë të dhomës së zhveshjes së Real Madridit, ky veprim pritet të shihet pozitivisht nga drejtuesit e lartë të klubit./Telegrafi/

telegrafi sport app