LAJMI I FUNDIT:

“Wonder Woman 1984” arrin përfitime prej 118 milionë dollarësh

“Wonder Woman 1984” arrin përfitime prej 118 milionë dollarësh
(Foto: Screenshot/Warner Bros/IndieWire)

Gjatë ditëve festive, “Wonder Woman 1984” ka grumbulluar 5.5 milionë dollarë në tregun amerikan, duke i ngritur përfitimet e përgjithshme në 118 milionë dollarë.

Krahas tregut amerikan, filmi ka përfituar edhe 10.1 milionë dollarë në tregun botëror.

Për herë të parë, ky projekt u shfaq në SHBA kah fundi i dhjetorit, ndërsa kritikët parashikuan se mund të arrinte sukses financiar.


Duke marrë parasysh krizën financiare që ka shkaktuar pandemia në industrinë filmike, shumëkush konsideron se këto përfitime janë të mëdha.

Njëherësh, gjatë fundjavës së Krishtlindjes, sipas Warner Bros, filmi ka përfituar 37 milionë dollarë nga shfaqja në kinematë amerikane dhe kanadeze që është po ashtu rekord për periudhën e pandemisë.

Pos projeksioneve kinematografike, filmi është në dispozicion edhe në platformën HBO Max.

Nga Warner Bros kanë thënë se së shpejti do të fillojnë me vazhdimin e tretë të “Wonder Woman”, me skenar dhe regji të Patty Jenkins, dhe rol kryesor nga Gal Gadot. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Oscars 2025, mbulohet me diamantë

Bleona Qereti shkëlqen në Oscars 2025, mbulohet me diamantë

Magazina
Kalo në kategori