Wolt vlerësohet me çmimin “Mbështetësi i Vitit për Bizneset Lokale 2025” nga Oda Ekonomike e Kosovës

Wolt është vlerësuar me çmimin “Mbështetësi i Vitit për Bizneset Lokale 2025” në Gala Mbrëmjen vjetore “The Best of Kosova 2025”, të organizuar nga Oda Ekonomikee Kosovës (OEK), njëra nga ngjarjet më të rëndësishme të fundvitit që mbledh komunitetin e biznesit në Kosovë.
Çmimi iu dorëzua Drejtorit të Wolt për Shqipërinë dhe Kosovën, Lisandri Dragoj si mirënjohje për rolin e Wolt në mbështetjen e bizneseve lokale gjatë vitit të parë të operimit në Kosovë, forcimin e partneriteteve dhe kontributin konkret në zhvillimin e ekosistemit të shërbimeve digjitale dhe tregtisë lokale.
Që nga hyrja në tregun e Kosovës, Wolt ka bashkëpunuar ngushtë me restorante, dyqane me pakicë dhe partnerë lokalë, duke krijuar mundësi të reja rritjeje, duke forcuar zhvillimin e bizneseve vendore dhe duke ndihmuar në ndërtimin e një rrjeti ekonomik më të qëndrueshëm në qytetet ku operon – në Prishtinë dhe Ferizaj.
Platforma e Wolt ka shërbyer si një urë e rëndësishme lidhëse mes bizneseve dhe konsumatorëve, duke ofruar zgjidhje moderne digjitale që e bëjnë jetën urbane më të lehtë dhe më efikase.Duke pranuar çmimin, Lisandri Dragoj falënderoi Odën Ekonomike të Kosovës dhe komunitetin e biznesit për mbështetjen e dhënë gjatë vitit të parë të Wolt në Kosovë:
“Ky çmim është një vlerësim për të gjithë partnerët tanë lokalë që besuan në Wolt që nga dita e parë. Mbështetja e komunitetit të biznesit ka qenë thelbësore për suksesin tonë fillestar në Kosovë. Ne mbesim të përkushtuar për të forcuar rrjetin e bizneseve lokale, për të krijuar mundësi të reja dhe për t’i bërë qytetet tona vende edhe më të mira për të jetuar dhe punuar.”
Wolt riafirmon angazhimin e tij afatgjatë për të mbështetur bizneset lokale, për të investuar në partneritete të qëndrueshme dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat dhe institucionet përkatëse.
Përmes ofrimit të zgjidhjeve të avancuara logjistike, mjeteve digjitale dhe një platforme që i afron partnerët tanë me mijëra konsumatorë, Wolt ka ndihmuar bizneset lokale të përqafojnë digjitalizimin dhe të zhvillohen në një treg gjithnjë e më dinamik. Aktualisht, Wolt bashkëpunon me gati 750 partnerë, përfshirë restorante, kafene, furra buke,markete ushqimore, dyqane lulesh dhe biznese të tjera me pakicë.
Krahas këtyre partnerëve, 360 shpërndarës aktivë mbështeten përmes mundësive fleksibile të të ardhurave dhe mjeteve digjitale miqësore për përdoruesit, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies dhe forcimin e ekonomisë lokale të shërbimeve.
Gjatë vitit 2025, Wolt nisi operimin në dy qytete kryesore – Prishtinë dhe Ferizaj, me plane konkrete për t’u zgjeruar në tre komuna të tjera në Kosovë gjatë vitit 2026.













































