Williams: U bë e qartë si drita e diellit që komandantët e zonave duhej të përfshiheshin në Rambuje
Ish-këshilltar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë, Paul Williams po vazhdon të japë dëshminë e tij si dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Sot ai është duke u marrë në pyetje nga paneli i gjykatëse të Gjykatës Speciale. Njëjtë sikurse ish-zyrtari amerikan James Rubin, edhe Williams konfirmoi se Thaçi nuk kishte autoritetin të vendoste vetë.
Ai tha se gjatë Rambujesë u bë e qartë si drita e diellit se komandantët e zonave duhej të bëheshin pjesë e procesi
Kjo përgjigje e tij erdhi pasi që u pyet nga gjykatësi nëse kishte pasur informacion që komandantët e zonave nuk pajtoheshin me nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë?
“U bë e qartë si drita e diellit se komandantët e zonës duheshin të bëheshin pjesë e procesit”, u shpreh Williams.
Ai shtoi se brenda kështjellës ishte e pamundur të përcaktohej statusi i ardhshëm i Kosovës.
“Nuk e di nëse kanë qenë të lidhur me Adem Demaçin apo jo, por të gjithë në Rambuje ishin të përfshirë që të siguronin përfshirjen konstruktive në procesin e negociatave”, tha Williams. /Telegrafi/






























