Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker, të premten në një ceremoni solemne u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Publik “Haxhi Zeka”, në Pejë.
Ceremonia e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka”, për ambasadorin William G. Walker filloi me intonimin e himnit të Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës.
Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi gjatë fjalës së tij tha se William Walker me veprën e tij ka bërë ndryshimin e historisë së Kosovës.
“Si asnjëherë më parë jam i nderuar që para profesorëve të universitetit dhe studentëve të ju përshëndes dhe të ju uroj mirëseardhje në vendin tonë. Sa herë kujtojmë e flasim me ju, qytetarët me mendje e zemër përulen para jush për ndryshimin e historisë së popullit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, kryeministri i vendit Albin Kurti tha se janë mbledhur që të vlerësojnë lartë ambasadorin William Walker.
“Jemi mbledhur këtu që universiteti t’ia ndaj këtë vlerësim të lartë, në gradën e doktorit të nderit…. Në këtë fotografi të Williamit Walker është fotografi e vjetër, por që tregon se sa i ri vazhdon të jetë ai…”, tha ai.
Kurti u shpreh se në kohë të vështira historike, një mik i mirë mund të jetë shpëtimi i nevojshëm.
“Në botën e traditave shqiptare miku i shtëpisë është njeriu më i nderuar, i cili nderohet deri në paprekshmëri”, tha ai.
“Në këtë pikë dua të them se ambasadori Walker është dhe mik i imi. Më 1998 erdhi në Kosovë në krye të misionit verifikues dhe për qytetarët e Kosovës ishte aq shumë i mirëseardhur ky mision..”, tha ndër të tjera shefi i ekzekutivit.
Kurti po ashtu theksoi se shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë emrin e ambasadorit, William Walker.
Edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ambasadori Walker çdo herë do të jetë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, si një njeri që ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në jetën e tyre.
“Në emër të qytetarëve të Komunës së Pejës i dëshiroj ambasadorit shëndet dhe jetë të gjatë, duke i thënë se çdo herë do të jetë në zemrat tonë, si njeri që ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë për jetën tonë”, ka thënë Muhaxheri.
Ndryshe, ky titull iu akordua me motivacionin “Për humanizëm dhe guximin e veçantë njerëzor dhe profesional në mbajtjen dhe avancimin e vlerave themelore, të drejtave të njeriut drejt unifikimit të botës demokratike në ruajtjen e vlerave jetike për njerëzimin”.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimit ka marrë pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, rektorë të universiteteve publike dhe private, përfaqësuese të diplomacive të huaja, si dhe emra të tjerë eminent të qytetit dhe vendit. Në këtë ceremoni do të interpretohen dy vepra muzikore të përzgjedhura nga personeli i Fakultetit të Arteve të UHZ.
Ndryshe, Më 15 janar 1999 kriminelët dhe paramilitarët serbë bënë një masakër makabre në popullatën civile në Reçak, ku u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë.
Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër.
Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara.
Ai deklaroi “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.”
Lajmi i masakrës sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos