Më në fund ka ardhur koha për meçin mes Deontay Wilder dhe Luis Ortiz, i vlefshëm për titullin e kampion të WBC-së për pesha të rënda.

Wilder ka fituar në 39 meçe si profesionit, 38 nga ato i ka fituar me nokaut, kurse kubanezi nga 28 meçe, 24 i ka përfunduar me nokaut.


Amerikani do e mbrojë titullin në këtë rast ndaj boksierit nofka e të cilit është 'King Kong', dyshja kishin gjetur marrëveshje që të ndesheshin në vitin 2017, por Ortiz kishte dal pozitiv në testin e dopingut.

Ortiz përfaqëson testin më të vështirë në karrierën e Wilder, kubanezi ka goditje të rënda dhe është në formë të mirë për të fituar titullin e parë zyrtar. Por, përkundër kësaj Wilder është favorit.

wilder ortiz 1 2 (Foto: boxingscene.com)

Eksperti i Forbes, Josh Katzowitz, pret një Wilder më të qetë dhe matur në rundat e parë, jo si ai ndaj Bermane Stiverne. Ai beson se Wilder do të fitojë në rundin e shtatë me një nokaut teknik.

Parashikimi i kanatit televiziv amerikan CBS: Wilder do të fitojë në rundin e gjashtë me nokaut.

Parashikimi i shumicës së ekspertëve të ESPN: Wilder do të fitojë me nokaut, pjesa më e madhe e tyre mendojnë mes rundit të gjashtë dhe tetë.

skysports deontay wilder luis ortiz tale fo the tape boxing 4213641 1 Disa detaje që duhet të dini për boksierët para meçit

Boksierët si Dillian Whyte, Tony Bellew e Dave Allen, besojnë se Wilder do të fitojë në fund, por nuk do ta ketë aspak lehtë.

Ndeshja prite të fillojë rreth orës 04:30 të së dielës. /Telegrafi/