Kjo bëhet e ditur nga rreth 400.000 dokumente sekretë, të publikuara në platformën e internetit "Wikilieaks", njofton Deutsche Welle.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen është shprehur i shqetësuar për publikimin e dokumenteve.
“Ato mund të vënë në rrezik jetën e ushtarëve dhe civilëve. Kjo është arsyeja pse e marrim seriozisht këtë situatë”, tha Rasmussen.


Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International kritikoi SHBA-në për shkelje të së drejtës ndërkombëtare me dorëzimin e mijëra të burgosurve tek autoritetet irakiane. Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme në Washington dënuan publikimin e dokumenteve të vitit 2004 deri në 2009 në internet.

Platforma “Wikileaks” në korrik zgjoi vëmendjen e opinionit me publikimin e mijëra dokumenteve sekretë për gjendjen në Afganistan. /Telegrafi/