LAJMI I FUNDIT:

West Ham bën ofertë mbi 100 milionë euro për tre objektiva transferimi, përfshirë Armando Brojën

West Ham bën ofertë mbi 100 milionë euro për tre objektiva transferimi, përfshirë Armando Brojën

West Ham është gati të bëjë një bujë të madhe në afatin kalimtar të verës, pasi ata nisën tre oferta transferimi me vlerë mbi 100 milionë euro për të përmirësuar skuadrën e tyre.

Hammers siguruan vendin e 7-të në Ligën Premier sezonin e kaluar pas një orari të ngjeshur të ndeshjeve në 2021/22.

Pasi u eliminuan nga Liga e Evropës nga skuadra e Bundesligës, Eintracht Frankfurt – e cila vazhdoi të fitonte kompeticionin, Hammers humbën shansin e tyre për të rrëmbyer një rikthim në Ligën e Evropës pasi dështuan të mbanin epërsinë për të humbur më pas 3-1 ndaj Brighton.


West Ham bën ofertë zyrtare për Armando Brojën, por Tuchel thotë se Chelsea nuk ka interes ta shes shqiptarin
Lexo po ashtu West Ham bën ofertë zyrtare për Armando Brojën, por Tuchel thotë se Chelsea nuk ka interes ta shes shqiptarin

Pavarësisht një përfundimi zhgënjyes të sezonit të tyre, shumica e mbështetësve ishin të kënaqur me performancën e tyre gjatë sezonit.

Duke u thënë kështu, David Moyes nuk është i gatshëm të kënaqet me të njëjtin sukseses edhe në sezonin e ri.

Sipas raportimeve, Hammers janë të gatshëm të shpenzojnë 30 milionë euro plus shtesa për sulmuesin e Chelseat, Armando Broja.

Sulmuesi 20-vjeçar, i cili shënoi nëntë gola në 38 ndeshje në huazim te Southampton sezonin e kaluar, është duke u testuar aktualisht te Chelsea në Amerikë edhe pse së fundmi ka pësuar një lëndim jo edhe aq serioz.

Super kompjuteri parashikon edicionin 2022/23 në Ligën Premier - zhgënjim te Manchester United
Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon edicionin 2022/23 në Ligën Premier - zhgënjim te Manchester United

Por shefi i Bluve, Thomas Tuchel këmbëngul se lojtari nuk është në shitje. “Armando është lojtari ynë para së gjithash dhe ne nuk kemi asnjë interes për ta shitur atë”, u tha ai gazetarëve këtë javë.

“Ai është këtu për të lënë përshtypje pasi ishte i huazuar në Southampton. Kjo është situata e tij nga ku ne shikojmë përpara. Është mirë nëse ka interes pasi na tregon se ka talent dhe potencial”.

West Ham ka paraqitur gjithashtu oferta për sulmuesin e vlerësuar të Sassuolos, Gianluca Scamacca dhe mesfushorin e Lille , Amadou Onana, me ofertën e tyre të fundit për belgun që besohet të jetë 35 milionë euro plus shtesa.

Klubi i Ligue 1 është ‘duke konsideruar seriozisht ofertën’, raporton Sky Sports.

Ndërkohë Scamacca është edhe objekt i ofertës nga West Ham. Italiani, i cili shënoi 16 gola në 45 paraqitje për klubin dhe kombëtaren sezonin e kaluar, vlerësohet në rreth 40 milionë funte nga klubi i Serie A.

TalkSPORT sugjeron se tarifat e kombinuara për Broja, Onana dhe Scamacca kanë një vlerë të kombinuar prej 105 milionë euro.

Publikohet kalendari për sezonin e ri në Ligën Premier, City e nis mbrojtjen e titullit në udhëtim te West Ham United
Lexo po ashtu Publikohet kalendari për sezonin e ri në Ligën Premier, City e nis mbrojtjen e titullit në udhëtim te West Ham United

Nëse ata arrijnë të përfundojnë të tre nënshkrimet e mësipërme, atëherë West Ham do të duket shumë më i fortë përpara ndeshjes hapëse të Ligës Premier kundër Manchester City më 7 gusht.

Ata kanë sjellë tashmë mbrojtësin Nayef Aguerd nga skuadra franceze Rennes, Alphonse Areolan dhe Flynn Downes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Kalo në kategori