Werder Bremeni është gati ta shesë Milot Rashicën, gjermanët synojnë të fitojnë sa më shumë para

Sulmuesi shqiptar, Milot Rashica, thuhet se mund të shitet në afatin kalimtar të verës, pasi Werder Bremen synon të fitojë sa më shumë para nga shitja e tij.
Reprezentuesi i Kosovës ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon dhe nuk ka përjetuar formën më të mirë dhe ka pasur mungesë golash.
Kështu, sipas gazetës gjermane Bild, Werder Bremen është i gatshëm të shesë vushtrriasin Milot Rashica.
Klubi gjerman dëshiron të fitojë sa më shumë para nga shitja e 24-vjeçarin përpara se kontrata e tij të skadojë në qershor 2022.
Werderi thuhet se do të dëgjojë ofertat për Rashicën këtë verë, me Aston Villan që thuhet se ka ringjallur interesin e tyre.
Megjithatë, sulmuesi i Kosovës duhet të shënojë disa gola në këtë fund të sezonit për ta rekomanduar veten përsëri te klubet e mëdha dhe t'i sillte Werderit një fitim më të lartë. /Telegrafi/




















































