Wenger: Do të shihni një Ozil të ri

Ozil mungoi në fitoren ndaj Sunderlandit dhe pushoi për një javë nga angazhimet futbollistike me qëllim të rikuperimit fizik dhe psikologjik dhe tekniku francez beson se nga kjo do të përfitojë ekipi i tij.
“Kurrë nuk i them Ozilit: “Duhet të na e fitosh këtë lojë”. Ai nuk është përgjegjës për të bërë këtë. Është paraqitja ekipore ajo që vendos. Por, ndoshta ai është ndjerë më ndryshe se unë. Unë dua që ai të kënaqet dhe të luajë mirë”.
“Është e vështirë për të mentalisht që të konfrontohet me gjithë këtë presion për të fituar çdo tri ditë. Por, ai do të adaptohet. Ai e ka pasur një ndeshje të vështirë ndaj Bayernit, sepse e humbi penaltinë dhe ende po e bren ndërgjegja. Kur jeni në një lloj të tillë presion, është mirë që të pushosh”, u shpreh Wenger. /Telegrafi/




















































