LAJMI I FUNDIT:

VV: Pushteti i paraburgosi studentët e SKV, që të mos dëgjohej rrëfimi i tyre (Video)

VV: Pushteti i paraburgosi studentët e SKV, që të mos dëgjohej rrëfimi i tyre (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, dhe aktivistja e organizatës “Studim, Kritikë, Veprim – SKV”, Berita Abazi, në një konferencë për media kanë folur për masën e arrestit të gjashtë aktivistëve të SKV-së me nga 30 ditë paraburgim.

Në këtë konferencë u kërkua lirimi i tyre të menjëhershëm, meqë, sipas tyre,  arrestimi si dhe masa e arrestit janë të padrejta.


“Ne besojmë se ata janë dënuar dje që të mos dëgjohet rrëfimi i tyre dhe që të mos shihen lëndimet që kanë pësuar. Ata janë të lënduar në shumë të pjesëve të trupit. Me t’u liruar ata do të kishin shumë për të treguar, kësisoj ndaj tyre u shqiptua dënimi për 30 ditësh. Pra gjashtë muaj në total”, tha Aliu gjatë kësaj konference, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi se paraburgimi është dënimi i cili po zbatohet me lehtësi ndaj aktivistëve e studentëve dhe sidomos kur ka të bëjë me Lëvizjen VV ose simpatizantët e saj.

“Këtë paraburgim, e konsiderojmë si dënim policor që vazhdon dhunën policore, në parkun e qytetit ku s’kishte kamera”, tha Aliu.

Kurse aktivistja Berita Abazi tha se aktivistët pos brutalitetit në parkun e qytetit, pësuan dhunë edhe në ambientet e Policisë së Kosovës. Ajo, tha se ishte dëshmitare e përdorimit të tepruar të forcës policore. Njëjtë kishte pohuar edhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“Disa prej studentëve të arrestuar janë duke e humbur afatin e provimeve. Ata do të duhej të ishin në fakultetet e tyre dhe nëpër aktivitetet e përditshme kurse Policia do të duhej të ishte e zënë në ndjekjen e kriminelëve të shumtë që ka Kosova”, tha Abazi.

Ajo tha  se “prezenca gjithnjë e madhe e policisë me brutalitetin e saj, është tregues se në këtë vend mungojnë politikat e mirëfillta, mungon mirëqenia, dhe mungon përgjegjësia shtetërore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori