LAJMI I FUNDIT:

VV: Deportimi i Abazit, skandal diplomatik – Rama duhet të ndërhyjë

VV: Deportimi i Abazit, skandal diplomatik – Rama duhet të ndërhyjë

Kidnapimi dhe deportimi i Bojken Abazit është krim i këtij regjimi të korruptuar dhe se përgjegjës për këtë është kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

Kështu pohoi Albin Kurti në një konferencë për media, ku tha se këto janë taktika të shtetit policor dhe metoda fashiste me tendencë antishqiptare.


“Ky depërtim dhe kidnapim është skandal diplomatik. Kërkojmë ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në këtë rast. Pavarësia e Kosovës duhet t’i tregohet e dëshmohet Serbisë, e jo Shqipërisë”, tha Kurti.

Ai tha se nuk është në pyetje një njeri por është dukuri e shëmtuar për të cilën Vetëvendosje kërkon reagimin e Tiranës. /Telegrafi/