LAJMI I FUNDIT:

Dy qytetarë në Vushtrri gjejnë kuleta me para dhe i dërgojnë në polici

Dy qytetarë në Vushtrri gjejnë kuleta me para dhe i dërgojnë në polici
Foto: Ilustrim

Dy persona në ditë të ndryshme janë paraqitur në polici pasi kishin gjetur portofol (kuletë) në rrugën “Nuhi Haliti”, në Vushtrri.

Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti i parë është paraqitur në polici më 19.08.2023, ndërsa i dyti më 24.05.2023.

Po ashtu në njoftim thuhet se në prezencën e qytetarëve policia ka hapur kuletën dhe kishte konstatuar se në kuleta ishte një sasi e të hollave, mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të asnjë personi.


“Më datë 19.008.2023, rreth orës 11:40 në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën ‘Nuhi Haliti’, në Vushtrri. Në prezencë të qytetarit policia ka hapur kuletën dhe kishte konstatuar se në atë kuletë ishte një sasi e të hollave mirëpo nuk kishte pasur dokumentacion të asnjë personi”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se: “Gjithashtu me datë 24.08.2023, rreth orës 13:55, një qytetar kishte njoftuar policinë në Vushtrri se kishte gjetur një kuletë me një sasi të hollave. Në prezencën e qytetarit ishin numëruar paratë mirëpo as në këtë portofol nuk kishte pasur asnjë lloj dokumentacioni”.

Siç thuhet në njoftim me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarëve të portofoleve, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë andaj policia lëshon këtë informacion që pronarët të lajmërohen në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktojnë policinë në numrin 192. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori