LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se do të bisedojë me Edi Ramën për Telekom Albania

Vuçiq thotë se do të bisedojë me Edi Ramën për Telekom Albania

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se të hënën se do të bisedojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për raportimet që investimi i planifikuar i Telekomit serb në kompaninë e telekomunikacionit të Shqipërisë nuk është i mirëseardhur.

“Do të flas me Edi Ramen sot ose nesër dhe shpresoj që do ta zgjidhim këtë situatë”, ka thënë Vuçiq gjatë një ngjarje të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Beograd të hënën.


Kompania shtetërore ‘Srbija Telekom’ në tetor ka konfirmuar interesin e saj për blerjen e Telekom Albania, aktualisht në pronësi të Telekomit të Gjermanisë.

“Telekom Serbia dëshiron të bëhet si një lider rajonal në tregun e telekomunikacionit në rajon dhe ka bërë një ofertë për blerjen e Telekomi të Shqipërisë,” tha kompania serbe për BIRN.

Mediat serbe dhe shqiptare kanë raportuar se investimet serbe në telekomunikacionin shqiptar nuk janë të mirëpritura.

Presidenti serb tha me datën 6 tetor se Shqipëria rrezikoi dërgimin e “mesazhit të gabuar” duke refuzuar investimet dhe paratë e Serbisë.

“Nuk ka kufizime të tilla në vendin tonë. Kushdo që dëshiron të krijojë një klimë pozitive, nuk mund të bëjë dallim se nga vijnë paratë, qoftë serbe apo gjermane apo ndonjë kapital tjetër”, u tha Vuçiç gazetarëve, njoftoi agjencia e lajmeve e Serbisë Tanjug.

E përditshmja serbe Danas njoftoi se Telekom i Serbisë ka ofruar 61 milionë euro për Telekomin e Shqipërisë.

Ministri i Telekomunikacionit i Serbisë, Rasim Lajiq, tha për gazetën Kurir se planet e investimeve në Shqipëri ishin “një lëvizje e mirë dhe logjike që flet për fuqinë dhe potencialin e një kompanie vendase për t’u bërë udhëheqëse e telekomunikimeve në Ballkan”.

Dy ditë më vonë, Lajiq tha se oferta e Telekomit serb për blerjen e Telekom Albania nuk do të thotë që shteti serb ka hequr dorë nga planet e saj për ta shitur atë, pasi marrëveshja do të rriste vlerën e kësaj kompanie.

“Nëse kompania do të shitet, çmimi do të jetë më i lartë dhe ne do të kërkojmë më shumë se që do të kishim bërë pa këtë blerje”, tha Lajiq për Radio Evropa e Lirë.

Gjatë shtatë viteve të fundit, qeveria e Serbisë u përpoq të privatizonte dy herë Telekomin, por ofertat nuk u pranuan nga autoritetet. /BIRN/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori