LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se nuk mendoi për intervenim ushtarak kur tha “do t’i mbrojmë serbët në Kosovë”

Vuçiq thotë se nuk mendoi për intervenim ushtarak kur tha “do t’i mbrojmë serbët në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kur ka deklaruar në Kuvendin e Serbisë se nuk ka folur për intervenim ushtarak, teksa tha “nëse vjen deri tek çfarëdo përkeqësimi serioz i jetës së njerëzve në veri të Kosovës e Metohisë, ushtria jonë do të mbrojë popullin tonë”.

Në një konferencë për media në Kuvendin e Serbisë, Vuçiqi tha se ka thënë se do të mbrojë popullin e vet dhe do të fitojë, por se asnjëherë nuk e ka përmendur intervenimin ushtarak.


“Nuk do të luftojmë, do të ruajmë paqen me çfarëdo çmimi. Nuk kam përmendur kurrfarë intervenimi, kam thënë ‘do të mbrojmë popullin tonë’”, ka thënë presidenti serb.

Ka shtuar se nuk është aq joserioz që të vë popullin serb në Kosovë në situatë qorre, duke precizuar se do t’i mbrojë “sido që të jetë e mundur, në pajtim me të drejtën dhe ligjet ndërkombëtare”, raportojnë mediat.

Vuçiqi tha se pas këtij, siç e quan ai, “sulmi”, gjërat nuk do të jenë njësoj.

“Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon), e më pas u shitën ‘toshë’. Nisën të lajmërohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz”, deklaroi Vuçiqi.

Ai gjithasht përmendi se ka dëgjuar disa herë se ai ka ardhur në Parlamentin e Serbisë me një dokument për njohjen e Kosovës, por tha se nuk erdhi me një dokument të tillë dhe u kërkoi deputetëve të jenë korrekt dhe të mos hedhin diçka që nuk është racionale.

“Kjo frikë nuk duhet të ekzistojë, por kjo nuk do të na shpëtojë neve dhe nuk do të na japë më shumë nga Kosova se ajo që kemi sot”, tha Vuçiq, duke shtuar se një peshkop i Kishës Serbe e kishte porositur kohë më parë se çfarëdo që të bëjë ai lidhur me Kosovën, do të pendohen dhe do të jenë fajtorë të gjithë.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori