LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, premton 28 milionë euro shtesë

Vuçiq takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, premton 28 milionë euro shtesë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar disa përfaqësues politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë, që gjendet në jug të Serbisë.

Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, në takim të pranishëm kanë qenë kryeministrja Ana Brnabiq, si dhe ministra të shumtë në Qeverinë e Serbisë, përcjell Telegrafi.


Në fillim të takimit, ai tha se pas diskutimit për masat socio-ekonomike do të diskutohet edhe për situatën politike dhe të sigurisë në tërë Kosovën dhe në përputhje me atë që do të thonë serbët në takim do të nxjerr përfundime.

Në këtë drejtim, siç ka thënë ai, janë planifikuar gjithsej 28 milionë euro, përveç gjithçkaje që tashmë është ndarë dhe këto mjete do të jenë në dispozicion menjëherë.

Si pikë tjetër, ai veçoi “përmirësimin e punës së institucioneve shëndetësore”, ku ka bërë të ditur se do të punësohen 50 mjekë të rinj dhe 50 infermierë, që me shtimin e rreth dy milionë eurove, “është një masë për ruajtjen e punëtorëve shëndetësorë në Kosovë”.

Ky është takimi i dytë mes Vuçiqit dhe përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës në shtatë ditët e fundit. Para takimit në Rashkë, ata janë takuar në Beograd. /Telegrafi/