LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Perëndimi nuk na garanton hyrjen në BE nëse e njohim Kosovën

Vuçiq: Perëndimi nuk na garanton hyrjen në BE nëse e njohim Kosovën

Askush nga Perëndimi nuk na ofron asgjë për Kosovën përveç poshtërimit, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për të përditshmen austriake Kleine Zeitung.

Në përfundimin se Kosova dhe Serbia janë shumë larg normalizimit të marrëdhënieve, se negociatat nën kujdesin e BE-së kanë qenë të pasuksesshme deri më tani, dhe pyetja pse Serbia nuk është e gatshme të njoh pavarësinë e Kosovës, Vuçiq tha se “ajo që të gjithë na ofrojnë nuk është asgjë”, transmeton Telegrafi.


“Ata na thonë ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe atëherë rruga për në BE do të jetë më e lehtë – është një” asgjë e madhe”. Askush nuk mund të na garantojë anëtarësimin në BE. Askush nuk na thotë se çfarë merr Serbia në kthim me njohjen e Kosovës, madje as “Asociacionin e komunave serbe ose diçka tjetër. Kjo përfshin statusin e kishave dhe manastireve tona”, shpjegoi ai.

Vuçiq tha se nuk mund të thoshte për çfarë bëhej fjalë, sepse atëherë negociatat nuk do të kishin kuptim.

Ai nënvizoi se askush nuk do të jetë në gjendje ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën pa marrë diçka.

“Sigurisht, ne duhet të jetojmë së bashku. Na duhet një kompromis dhe duhet të mendojmë për të ardhmen. Unë jam kundër një konflikti të ngrirë, sepse kjo i lë fëmijët tanë me të njëjtin problem” tha presidenti serb.

I pyetur në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit, Vuçiq tha se ishte një marrëveshje e mirë.

“Unë mendoj se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe, mbi të gjitha, bashkëpunëtorët e tij e kuptojnë mirë se marrëdhëniet më të mira ekonomike në të ardhmen çojnë në marrëdhënie më të mira politike. Kjo është një premisë e mirë”, deklaroi ai.

Ndryshe, ai kujtoi se Shtetet e Bashkuara ishin vendi më jopopullor në Serbi deri kohët e fundit dhe se kjo tashmë ka ndryshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori