Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tha se nga 9 deri më 12 qershor do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë, teksa protestuesit serbë në Leposaviq, Zubin Potok dhe në Zveçan vazhdojnë të protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.
Gjatë një adresimi në Beograd, Vuçiq nuk la pa shfrytëzuar rastin për të manipuluar me opinionin se gjoja “protestuesit serbë po luftojnë për të drjetat e tyre”, ndërkohë që ishte vet ai që nxiti serbët të mos dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri të Kosovës.
Madje, ai ka akuzuar Kosovën duke pretenduar se përmes “provokimeve” po synon të zgjidhë problemet, kur dihet se ishin protestuesit serbë, policë e ushtarë të Serbisë e njerëz të BIA-s që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët në veri të Kosovës.
“Sa i përket Kosovës, mbrëmë patëm bisedime shumë komplekse dhe komplekse, duke vazhduar sot fola edhe me ndërmjetësuesin britanik për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach, sot do të vazhdoj me serbët nga Kosova nga e premtja deri të dielën. Nesër kemi një ditë të tërë bisedimesh me presidenten e Indisë, një nder i madh për vendin tonë, pas zëvendës-presidentit të Indisë dhe kryeministrit të Indisë që vizitova në Gujarat dhe Ahmadabad, do të presim edhe presidenten e Indisë, dhe besoj se kjo do të kontribuojë në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe bashkëpunimit ekonomik dhe në forumet e mëdha të biznesit këto janë gjëra të rëndësishme.
Dua të falënderoj njerëzit tanë në Kosovë që në mënyrë paqësore dhe dinjitoze po luftojnë për të drejta e veta, për t’u thënë se shteti i Serbisë është gjithmonë me ta dhe se është e rëndësishme që ta ruaj paqen dhe të tregojmë se mund të bisedojmë me të gjithë ndryshe nga disa që mendojnë se provokimet mund t’i zgjidhin problemet e tyre”, tha ai.
Ndërkaq për zgjedhjet në Serbi foli kryeministrja serbe Ana Brnabiq, e cila paralajmëroi se do të dorëhiqet.
Ajo ka shtuar se daljen nga kriza të cilën e ka kapluar Serbinë janë zgjedhjet paramentare deri në fund të vitit.
“Jam e gatshme në çdo moment të jap dorëheqjen nga posti i kryetarit të Qeverisë. Nderi më i lartë për mua ka qenë çdo gjë që kam kryer dhe që e kryej këtë detyrë, nderi më i madh, kënaqësia më e madhe, lumturia më e madhe që kam pasur mundësinë të punoj për vendin tim dhe të jap më të mirën. Por sigurisht në këtë moment, e dini kur shoqëria gjendet në një situatë të tillë në një krizë të tillë, mënyra e vetme në shoqëritë demokratike për ta zgjidhur janë bisedimet, fatkeqësisht ata bisedime nuk duan.
Kështu që e përsëris edhe sot, jam gati dhe llogarisni që dorëheqjen time e keni në tavolinë, llogarisni në atë dorëheqje kjo hap hapësirë për disa diskutime teknike. Besoj dhe kam folur edhe me kryetarin e Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, si kryetar i partisë më të madhe në Serbi, besoj dalja nga kjo krizë janë zgjedhjet parlamentare deri në fund të vitit. Presidentit të republikës që përfundimisht të marrë një vendim të tillë, por në këtë kuptim ai mund të llogarisë në dorëheqjen time dhe pastaj do të vazhdojë, çfarëdo që të ndodhë”, ka thënë ajo.
Porse, ishte Vuçiq ai që tha se nuk do të ketë qeveri tranzitore në Serbi. Ai tha se kurrë nuk do ta marrë një vendim të tillë.
“Dhe nuk ka as bisedime dhe as negociata për këtë çështje”, ka thënë ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trençevska: Do të ndërtohen çerdhe të reja me çka problemi me listat e pritjes do të tejkalohet
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi
Nënshkruhet marrëveshja dypalëshe mes Kosovës dhe Malit të Zi, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III 2021-2027
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë
Lajçak me post të ri nga shtatori
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia