LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq para takimit me Mike Pompeo në SHBA: Nuk pres që amarikanët të ndryshojnë qëndrimin për Kosovën

Vuçiq para takimit me Mike Pompeo në SHBA: Nuk pres që amarikanët të ndryshojnë qëndrimin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë një një vizitë dy-ditore në SHBA, më 1 dhe 2 mars, ku do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe do të ketë takime të tjera me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, e ku temë diskutimi do të jetë Kosova.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq është  ftuar në Uashington nga Komiteti Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike (AIPAC), në një takim që do të mbledhë rreth 18,000 pjesëmarrës e ku do të marrin pjesë edhe dy të tretat e anëtarëve të Kongresit Amerikan.

Para udhëtimit në SHBA, presidenti Vuçiq,  sot në mëngjes, ka thënë se në Uashington, përveç me sekretarin e shtetit, Pompeo, do të takohet me këshilltarin e presidentit për Sigurinë Nacionale të SHBA, Robert O’Brien, të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Matthew Palmer dhe të dërguarin Special të SHBA për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenel, dhe siç tha ai “të gjithë ata që vendosin për Serbinë” .

“Temë kryesore e bisedimeve në Uashington, do të jetë Kosova”, ka thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Ai tha se nuk do ta ketë lehtë të bisedojë me amerikanët, por se në Uashington do të luftojë për një pozicion më të mirë të vendit të tij

“Nuk duhet pritur që Shtetet e Bashkuara, as ndonjëri nga ‘lojtarët’ e  tjetër ndërkombëtarë do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën”, tha ai.

“Por ne mund të përpiqemi të marrim një pozicion tjetër në sytë e Amerikës, nga ai që ishte deri më tani. Këto do të jenë takime të rëndësishme për ne”, tha presidenti serb  para udhëtimit të tij në Uashington. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori