Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ka ardhur koha të bisedohet guximshëm për Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën.
“Mendoj se qëndrimi ynë duhet të jetë në harmoni me problemet jetësore, me atë që e mundon popullin tonë në Kosovë, me ato që janë të drejta të shtetit tonë”, ka deklaruar Vuçiq.
“Por harroni se ne jemi të vetmit që vendosim për këtë, sepse e dimë mirë se cili është roli i shqiptarëve në këtë. Gjërat duhet t’i vëmë në rrafsh dhe nivel racional dhe në atë mënyrë të bisedojmë”, ka thënë Presidenti i ri i Serbisë, i cili ka dhënë betimin të mërkurën.
“Unë mendoj ta hap këtë diskutim guximshëm, pavarësisht se e di që përsëri do të lajmërohen disa gjeni që do të ma tundin tabelën “tradhtar” dhe ashtu-kështu të fshihen nga shikimi i vajzës dhe birit tim, sepse nuk e kanë të këndshme t’i shikojnë në sy, derisa mbajnë marri të tilla në duar”, ka theksuar ai.
“Këtë e them pikërisht për shkak se brengosem për të ardhmen e Serbisë”, është shprehur Vuçiq.
“Një temë është edhe ndryshimet kushtetuese. Të flasim për këtë. Unë dëshiroj të hap dialog shoqëror që do të zgjasë tre muaj, gjashtë muaj. Për njërën dhe temën tjetër, edhe për Kushtetutën, edhe për raportin tonë ndaj Kosovës, por nëse doni edhe për raportin tonë ndaj gjithë rajonit dhe kështu me radhë”, ka thënë Vuçiq.
“Ta shohim se çfarë është politika e jonë dhe ku e shohim Serbinë pas disa vitesh dhe jo pas një viti. Të shohim se çfarë është politika për të cilën luftojmë”, ka deklaruar ai.
“Nëse mundemi që ta hapim një lloj të tillë të dialogut me partitë politike, me të gjithë përfaqësuesit politik, e pse jo edhe me bashkësitë fetare, me shoqërinë civile me sektorin joqeveritar, me të gjithë. Të shohim pra, se çfarë janë caqet e Serbisë dhe ku është vendi i Serbisë në të ardhmen. Çfarë është ajo ku ne e shohim Serbinë. Dhe kur të vendosni qëllimet strategjike, atëherë do të mund ta gjeni rrugën”, ka theksuar Vuçiq.
Në fund, Vuçiq ka deklaruar se të ‘ngasësh dhe të mos dish ku të parkosh në fund, asnjëherë nuk mund të përfundoj mirë’.
Vuçiq e ka marrë postin e presidentit nga paraardhësi i tij, Tomisllav Nikoliq.
Betimi dhe fjalimi i tij i parë para Kuvendit të Serbisë si president i këtij vendi, ku përmendet edhe Kosova, është kritikuar nga përfaqësuesit politik në Prishtinë, duke i thënë atij se “Kosova, kurrë nuk do të jetë pjesë e Serbisë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite