Bianconerët ishin të hapur që ta huazonin malazezin në Emirates, por ai refuzoi të shkonte në periudhë afatshkurtër.

30-vjeçari ka preferuar të shitej te Topçinjtë, ose te rivali i tyre Tottenham.


Sidoqoftë, ai ka thënë se ndihet mirë në Torino dhe nuk dëshiron ta shqetësojë familjen e tij me këtë lëvizje të përkohshme.

Vucinic do ta gjejë veten në konkurrencë edhe më të madhe për lojë pas transferimit të Dani Osvaldos.

Arsenali provoi shansin e fundit për transferimin e malazezit, pasi dështoi ta huazonte veteranin e Lazios, Miroslav Klose. /Telegrafi/

telegrafi sport app