LAJMI I FUNDIT:

Vuçiçeviq: Në Maqedoni po përsëritet i njëjti skenar si në Serbi para 16 viteve (Video)

Vuçiçeviq: Në Maqedoni po përsëritet i njëjti skenar si në Serbi para 16 viteve (Video)

Redaktori i gazetës së përditshme serbe ‘Informer’, e cila është figura më e fuqishme mediatike në skenën politike në Serbi, Dragan Vuçiçeviq, paralajmëroi se sot në Maqedoni përsëritet i njëjti skenarë që Serbia e ka mbijetuar 16 vjet më parë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas deklaratës së tij për emisionin “Në Qendër” të Vasko Eftovit, plani është të shtyhen zgjedhjet derisa të vlerësohet se LSDM-ja do të fitojë.


Më 5 tetor kemi pasur atë që dikush tani dëshiron ta bëjë në Maqedoni. I njëjti skenar. Njerëzit nga rezitenca, versioni i Kanvasit. Të njëjtit njerëz vijnë dhe bëjnë probleme edhe në Maqedoni. Ata duan të thonë se, pa marrë parasysh se çfarë duan qytetarët. Unë do të ju kujtoj një gjë: asnjëherë nuk është vërtetuar nëse Vojisllav Koshtunica me të vërtetë e mundi Sllobodan Millosheviqin në vitin 2000. Ai thotë se ka fituar. Por kjo ishte e nevojshme për të bërë kaos dhe për tu shmangur një balotazh për të rrëzuar qeverinë. Dikush tani, nga ajo që kam dëgjuar, nuk ju lejon të mbani zgjedhje kur të doni. Një plan për të shtyrë zgjedhjet deri në momentin kur dikush do të konstatojë se është gjendja mjaft e mirë për të fituar jona. Deri në atë moment me arsyetime të ndryshme, rregullat demokratike, ose me arsyetime të tilla, nuk do tu lejojnë të mbani zgjedhje, vlerësoi Vuçiçeviq. /Telegrafi/