LAJMI I FUNDIT:

Vuante prej vitesh nga dhimbjet e barkut: Për shkak të asaj që i nxorën, hyri në librin e rekordeve Guinness

Vuante prej vitesh nga dhimbjet e barkut: Për shkak të asaj që i nxorën, hyri në librin e rekordeve Guinness

Mjekët ushtarakë në Sri Lanka operuan një ushtar në pension dhe me atë rast hoqën gurin më të madh dhe më të rëndë në veshka në botë.

Sipas ushtrisë së Sri Lankës, ish-oficerit (62) iu hoq një gur me peshë 801 gram, që është më shumë se pesë herë pesha e një veshke mesatare mashkullore. I operuari kishte dhimbje për të paktën tre vjet.

Guri i hequr ishte 13.37 centimetra i gjatë dhe veshka mesatare është 10 deri në 12 centimetra. Ushtria ka publikuar edhe imazhe pas operacionit.


“Guri më i madh dhe më i rëndë në veshka në botë u hoq pas ndërhyrjes kirurgjike më 1 qershor në spitalin ushtarak në Colombo”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Ky lajm është publikuar pasi madhësia e gurit është futur në Librin e Rekordeve Guinness.

Sipas të dhënave nga Guinness, më parë guri më i madh prej 13 centimetrash iu hoq një personi në Indi në vitin 2004, dhe më i rëndë ishte një pakistanez dhe peshonte 620 gram. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

Interesante
Shtatë mrekullitë e reja të natyrës (Video)

Shtatë mrekullitë e reja të natyrës (Video)

Mjellma ‘vrasëse’, tani e vetmuar

Mjellma ‘vrasëse’, tani e vetmuar

Fun
Kalo në kategori