LAJMI I FUNDIT:

Vritet një person në Ratkoc të Rahovecit

Vritet një person në Ratkoc të Rahovecit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit në Ratkoc të Rahovecit ka ndodhur një vrasje.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më 17.05.2017 në ora 02:00 stacioni policor në Rahovec ka marr informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Ratkoc, saktësisht në afërsi të udhëkryqit  që lidhet me fshatrat Denjë dhe Vrajak.


“Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe në atë lokacion kanë gjetur të shtrirë në skaj të rrugës një person të moshës rreth 25 vjeçar i cili kishte lëndime të dukshme në pjesën e kokës. Nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Identiteti i viktimës për momentin është i panjohur.

Po ashtu, është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetit në Gjakovë.

Më tej në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rrethanave  të këtij rasti dhe identifikimin e viktimës dhe personave të dyshuar të mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori