LAJMI I FUNDIT:

Vrenezi e dënuar me 3 vjet burgim vazhdon punën si deputete

Vrenezi e dënuar me 3 vjet burgim vazhdon punën si deputete

Deputetja e LVV-së, Jetmire Vrenezi, e cila u dënua nga Gjykata Themelore e Prizrenit me tri vjet burgim ka vazhduar punën e parlamentares në Kuvendin e Kosovës.

Mandati i saj sipas Kushtetutës ende është i vlefshëm pasi nuk është dënuar me vendim të prerë nga gjykata.


Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, që udhëheq edhe Komisionin për Legjislacion dhe Mandate në Kuvendin e Kosovës thotë se deputetja Vrenezi është e pafajshme.

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me tri vite burgim deputeten e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Vernezi sa ishte inspektore e ndërtimit në Komunën e Prizrenit, së bashku me Islam Thaqin, ish-drejtor i Inspektoratit, kanë rrënuar aneks-objektin e ‘Abi Çarshia’, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Ndërkaq, në rast se dënimi vërtetohet nga shkalla e dytë, deputetja Jetmire Vrenezi e humb mandatin.

Mirëpo pas dënimit me burgim, nga opozita kanë pritur dorëheqje morale nga ana e deputetes Vrenezi.

Rasti “Abi Çarshia”, dënohen me nga 3 vjet burgim deputetja Vrenezi dhe ish-zyrtari i Komunës së Prizrenit
Lexo po ashtu Rasti “Abi Çarshia”, dënohen me nga 3 vjet burgim deputetja Vrenezi dhe ish-zyrtari i Komunës së Prizrenit

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj thotë se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje në rastin e deputetes Vrenezi është tentim për të demoluar sistemin e drejtësisë.

“Standardi minimal në shoqëritë demokratike, në raste të tilla kur kemi aktakuzë të konfirmuar ose aktvendim dënues, do të ishte dorëheqja”, deklaroi Selmanaj.

Mbrojtja e Vrenezit ka paralajmëruar apelim të vendimit të gjykatës themelore.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori