LAJMI I FUNDIT:

Vrau nënën dhe motrën me revole, adoleshenti nga West Virginia dënohet me burgim të përjetshëm – shpërthen në lot kur i kumtohet verdikti

Vrau nënën dhe motrën me revole, adoleshenti nga West Virginia dënohet me burgim të përjetshëm – shpërthen në lot kur i kumtohet verdikti

Një adoleshent nga West Virginia, SHBA, shpërtheu në lot në sallën e gjyqit kur iu kumtuar verdikti se është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënës së tij dhe motrës që ishte vetëm 13-vjeçe.

Connor Crowe, 16-vjeç, është dënuar me 80 vite burgim pasi u shpall fajtor në dy pika të aktakuzës dhe vrasje të shkallës së dytë në shtator të vitit 2020, transmeton Telegrafi.

Pasi kishte qëlluar për vdekje motrën 13-vjeçe dhe nënën Melissa Rowland, 39, Crowe kishte tentuar të gënjej duke thënë se një person i panjohur ishte futur në shtëpinë e tyre dhe kishte kryer vrasjet, por më vonë ai pranoi fajësinë dhe u dënua për vrasje në nëntor të vitit të kaluar.


Misteri i vrasjeve kishte detyruar forcat e rendit që të kërkojnë motivin, që sipas prokurorit Steven Dragisich “ndoshta kurrë nuk do të mësohet e vërteta se pse kishte ndodhur kjo”.

Krimete Crowe kishin shokuar qytezën e vogël në New Cumberland, një qytezë e vogël në periferi të Pittsburgh, Pennsylvania.

Sipas Weirton Daily Times, Crowe kishte vrarë të ëmën dhe motrën duke i qëlluar me breshëri plumbash në gjoks – ku si pasojë kanë mbetur të vdekura në vend.

Sikur kjo të mos mjaftonte, pas kryerjes së vrasjeve kishte dalë në oborr duke bërtitur pranë fqinjëve se kinse një burrë i panjohur është futur në shtëpi dhe ka vrarë familjarët e tij.

Crowe u kishte thënë fqinjëve se kishte arritur ta shkrep një plumb mbi sulmuesin dhe kishte arritur ta godasë në kraharor.

Por revolja që Crowe ua kishte treguar fqinjëve përputhjes me fragmentet e plumbave që ishin shkrepur mbi të ëmën dhe motrën.

Gjithashtu sipas policisë nuk kishte indikacione që ka patur hyrje me forcë në shtëpi nga dikush që sipas tij ishte i panjohur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori